Rreth Nesh
Save the Children në Shqipëri në bashkëpunim me Save the Children në Itali, nga data 1 Nëntor 2020 ka filluar zbatimin e projektit Children Stand Up i cili financohet nga “European Climate Initiative (EUKI)”. Ky projekt synon të ndryshojë sjelljen e të rinjve në Shqipëri dhe në Itali, drejt mënyrave më të qëndrueshme të jetesës, për të zvogëluar dëmtimet ndaj mjedisit dhe që të rinjtë të jenë aktorë të ndryshimit duke patur një rol të rëndësishëm në drejtim të ndërgjegjësimit qytetar për mjedisin.
Në mënyrë që të promovojë këtë ndryshim pozitiv, projekti ka përmirësuar aftësitë e mësuesve në 20 shkolla për bashkinë e Matit, Elbasanit, Durrësit dhe Dibrës, duke siguruar një program arsimor cilësor mjedisor, bazuar në njohuri të përmirësuara dhe në metodologji dhe mjete të testuara, krijimin e mundësive për ndarjen e informacionit midis studentëve dhe mësuesve në Itali dhe Shqipëri, rritjen e angazhimit të studentëve, e cila përkthehet në kryerjen e eko-veprimeve dhe mbledhjen e të dhënave për situatën konkrete të ndotjes së ajrit dhe më pas kryerja e aktiviteteve advokuse nga të rinjtë përfitues të projektit.
Projekti promovon një mjedis institucional të hapur për pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të vetëdijshëm për çështjet që lidhen me ndryshimin e klimës.
Disa nga aktivitet konkrete që lidhen me angazhimin e 20 (njëzet) shkollave në 4 (katër) bashki janë:
Ngritja e kapaciteteve të mësuesëve, fëmijëve, stafit të Bashkive, dhe Sektionit të Mbrojtjes dhe Promovimit të të Drejtave të Fëmijeve- Institucioni i Avokatit të Popullit, në lidhje me Ndryshimet Klimatike dhe përfshirja e fëmijëve si aktorë të ndryshimit.
Kryerja e eko-veprimeve konkrete në 20 shkollat e projektit. Mbledhja e të dhënave që paraqesin situatën aktuale të ndotjes së ambientit.
Projekti ka realizuar një studim për të matur ndotjen e ajrit me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në komunitet dhe më gjerë për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. Fëmijët janë angazhuar në mbledhjen e të dhënave si edhe në procese advokuese në nivel vendor, qendror dhe ndërkombëtar.
Projekti do të mbështesë grupet e fëmijëve në dorëzimin e raportit alternativ për UNCRC, për çështjet që lidhen me mjedisin dhe ndryshimet klimatike. Projekti ka instaluar një Portal për monitorimin e ndotjes së ajrit dhe të dhënat do ti prezantojë në takime me zyrtarë me përfaqësues së insitutucioneve në nivel qendror dhe vendor.
Shkëmbime eksperiencash mes 4 bashkive të përzgjedhura në projekt si edhe me shkëmbime eksperiencash me shkollat në Itali.
Përfshirja e fëmijëve në platformën web radio “Underadio”.
Fëmijët janë angazhuar vullnetarisht në rubrikat e Underadios me qëllim ndërgjegjësimin e bashkëmoshatarëve të tyre rreth ndotjes së mjedisit dhe ndryshimet klimatike.